Pranimet në Bachelor
Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Kolegjin Universitar Bedër, sipas ligjit në fuqi për arsimin e lartë dhe udhëzimeve të MAS, duhet të regjistrohen dhe të aplikojnë nëpërmjet sistemit U-Albania. Në raundet e përcaktuara çdo vit, ata përzgjedhin si preferencë të paktën një nga degët tona dhe pasi shpallen fitues, duhet të ndjekin procedurat për regjistrimin final.
Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 6.5 për të aplikuar në këto degë:
- Shkenca Kompjuterike
- Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
- Ekonomi Informatike
- Financë Kontabilitet
- Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
- Gazetari dhe Komunikim Multimedial
- Drejtësi (5 vite)
- Shkenca Islame
Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 4.5 për të aplikuar në këto degë:
- Multimedia dhe Grafik Dizajn (2 vite)
- Programim në Web (2 vite)
Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 7 për të aplikuar në këto degë:
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Mënyra e vlerësimit për t’u shpallur fitues
- Mesatarja aritmetike e shkollës së mesme (VKM), e cila përfshin edhe provimet e maturës, në
vlerësimin për nxjerrjen e aplikantëve fitues zë masën 70 %.
- Intervista nga komisioni i vlerësimit, i formuar nga departamenti përkatës, zë masën 30 %.
Dokumentacionet e nevojshme për regjistrim:
Për studentët shqiptarë:
• Diploma dhe lista e notave të shkollës së mesme (të noterizuara);
• Fotokopje e kartës së identitetit;
• 4 fotografi;
• Mandati bankar i pagesës.
Për studentët e huaj:
• Diplomë origjinale, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;
• Transkript notash origjinal, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;
• Fotokopje e noterizuar e pasaportës (faqja e parë, e dytë dhe e fundit);
• Fotokopje e noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri;
• 4 fotografi;
• Mandati bankar i pagesës.