Zyra e Planifikimit të Karrierës
Zyra e planifikimit tё karrierёs
Kjo zyrё zhvillon aktivitete tё cilat kanё si qёllim afrimin e institucioneve tё sektorit privat ose publik me studentёt aktualë ose të diplomuar, tё cilёt pёrbёjnё burime njerёzore tё mirëkualifikuara.
Kjo zyrë organizon:
- Takime prezantuese mes studentёve tё diplomuar dhe institucioneve tё ndryshme nё sektorё tё ndryshёm;
- Informim të studentёve me profesionet pёrkatёse;
- Jetёn e punёs;
- Mundёsitё e karrierёs;
- Vendosjen e lidhjeve mes institucioneve qё kёrkojnё persona pёr tё punёsuar dhe studentёve;
- Informon studentёt nёpёrmjet organizimit tё seminareve, rreth teknikave tё kёrkimit tё punёs, tё shkrimit tё CV-sё dhe kalimit me sukses tё intervistёs paraprake.
Ndër prioritetet e zyrës së planifikimit të karrierës është edhe organizimi i aktiviteteve, tё cilat synojnё ruajtjen e marrёdhёnieve mes studentёve edhe pas diplomimit tё tyre. Kjo zyrë krijon edhe database, nё bashkёpunim mё Zyrёn e Burimeve Njerёzore, mbi studentёt dhe tё diplomuarit e Kolegjit Universitar Bedër.
Këshilltarët e karrierës sipas departamenteve:
• PhD. Ada Guven - Departmenti i Drejtёsisё
• MSc. Ejona Bodo - Departmenti i Shkencave Kompjuterike
• MSc. Rudi Dunga - Departmenti i Shkencave tё Komunikimit
• MSc Neliada Memushaj - Departmenti i Edukimit dhe Gjuhёs Angleze
• MSc. Rudina Cinari - Departmenti i Shkencave Islame
• MSc. Kriselda Gura - Departmenti i Ekonomisё dhe Biznesit
Përgjegjës i Zyrës
Rudina Çinari
E-mail : rcinari@beder.edu.al