Departamenti i Shkencave të Komunikimit

 
 
Përgjegjës i Departamentit
 
Dr. Erlis Çela ecela@beder.edu.al
 
Website i Departamentit
 
com.beder.edu.al

Rreth Departamentit 

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë. Në përputhje me “Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” departamenti i Shkencave të Komunikimit vepron si njësi bazë mësimore-kёrkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave të komunikimit, gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun e medias.
 
Në këtë kuadër, departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies dhe veprimtaritë kërkimore, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare të departamentit.
 
Departamenti i Shkencave të Komunikimit parashtron arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar ta ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat, në fusha të ndryshme të përcjelljes së informacionit me anë të mjeteve të ndryshme, si edhe në fushën e komunikimit të marrëdhënieve me publikun.  

Ky departament ofron katër programe studimi:

  • Programi Bachelor në Gazetari dhe Komunikim Multimedial
  • Programi Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Program Profesional në Multimedia dhe Grafik Dizajn 
  • Programi Master Shkencor - profili Gazetari
  • Programi Master Shkencor - profili Marrëdhënie me Publikun
  • Master Profesional në Komunikim Marketingu 
 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit:

Nr. Titulli Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Erlis Çela ecela@beder.edu.al
2 Dr. Valmora Gogo vgogo@beder.edu.al
3 Dr. Suela Musta smusta@beder.edu.al
4 Msc. Esmeralda Pashollari epashollari@beder.edu.al
5 Msc. Edlira Mali emali@beder.edu.al
6 Msc. Emirjon Senja esenja@beder.edu.al
7 Msc. Rudi Dunga rdunga@beder.edu.al
8 Msc. Melsena Danglli mdanglli@beder.edu.al
9 Msc. Alban Tufa atufa@beder.edu.al