Rreth Zyrës
Zyra e Burimeve Njerëzore
Zyra e Burimeve Njerëzore pranë Kolegjit Universitar "Bedër", ka si funksion thelbësor përzgjedhjen e personelit, punësimit dhe integrimin e të punësuarve të rinj në universitet. Funksionet e tjera kryesore të Zyrës së Burimeve Njerëzore janë:
- Bashkëpunon me departamentet në një rol të konsulencës, duke ndihmuar përgjegjësite e njësive për të kuptuar e zbatuar politikat dhe procedurat.
- Bën promovimin e barazisë dhe diversitetit si pjesë e kulturës së institucionit.
- Zhvillon dhe zbaton politikat për çështje të tilla si kushtet e punës, menaxhimin e performancës, mundësi të barabarta, procedurat disiplinore dhe menaxhimi mungesave.
- Interpreton dhe bën këshillimin mbi legjislacionin e punësimit.
- Shqyrton çështjet e ankesave dhe ato të zbatimit të procedurave disiplinore.
- Zhvillon strategjitë e planifikimit të burimeve njerëzore me përgjegjësit e njësive, të cilat marrin në konsideratë kërkesat e menjëhershme dhe afat-gjatë të stafit në aspektin e numrave dhe të niveleve të aftësive.
- Planifikon dhe ndjek trajnimet për stafin e ri në bashkëpunim me departamentet dhe njësitë administrative.
- Përpilon kontratat e stafit akademik me kohë të pjesshme e të plotë si dhe atij administrativ.
- Ofron konsulencë mbi hapësirën ligjore te arsimit të lartë privat.
- Në bashkëpunim me fakultetet, departamentet dhe njësitë administrative përgatit dhe dorëzon sipas kërkesave materiale të ndryshme pranë MAS-it etj.
Numri dhe cilësia e kërkuar e kandidatëve duhet të rrjedhin kryesisht nga procesi i planifikimit të personelit, në përputhje me karakteristikat e pozicioneve të kërkuara.
Kontakt