Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
Misioni
Zyra e marrëdhënieve me publikun dhe median ka si mision promovimin e imazhit të këtij institucioni. Ajo mbështet institucionin në krijimin e marrëdhënieve komunikative me median dhe shoqërinë.
Detyrat
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median ka si funksion kryesor organizimin e komunikimit institucional të "Bedër" me publikun. Kjo zyrë ka si detyrë vendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve me median në të gjitha format e saj. Kjo zyrë përcjell misionin, mesazhin, idetë dhe aktivitetet për mbarë publikun. Koncepti i marrëdhënieve me publikun është promovimi i një universiteti të hapur për publikun dhe shoqërinë.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median organizon të gjitha aktivitetet promovuese të institucionit, midis të cilave janë aktivitetet e përgjegjësisë sociale dhe publikimi i materialeve që kanë të bëjnë me institucionin. Kjo zyrë është përgjegjëse për përgatitjen dhe publikimin e materialeve promovuese të institucionit, si fletëpalosje, broshura, katalogë, raport aktivitetesh, albume etj.
Melsena Danglli
Përgjegjëse e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Medianmdanglli@beder.edu.al | |
info@beder.edu.al | |
Cel | +355 69 825 8361 |