Klubet Studentore
Klubet studentore, në përputhje me rregullat, mjedisin dhe disiplinën e universitetit, janë qendra kryesore e aktiviteteve studentore jashtëkurrikulare. Ato synojnë zhvillimin e studentёve nё aspektin social, kulturor, intelektual dhe sportiv duke pasuruar jetën studentore. Nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe përvojës mes njëri-tjetrit, studentëve u jepet mundësia e aplikimit të dijeve akademike në botën reale.
Aktivitetet, diskutimet dhe takimet e vazhdueshme të organizuara nga klubet studentore në bashkëpunim me Zyrën e Klubeve Studentore, i japin studentëve mundësinë e zgjerimit të networkut informal dhe formal të tyre ndërkohë që kalojnë kohë të frytshme dhe argëtohen në këto organizime.
Klubet studentore në KU Bedër janë:
- Klubi i Arteve Kreative
- Klubi i Debatit
- Klubi “Mendim, Kulturë dhe Art Islam”
- Klubi “Beder Law Students Association”
- Klubi i Fotografisë
- Klubi i Librit
- Klubi “Oaze Shprese”
- Klubi “Health and Wellness”
- Klubi “Media Literacy”
- Klubi “Self Development”
- Klubi i Sipërmarrjes dhe Inovacionit
- Klubi i Teknologjisë
- Klubi i Sportit
- Klubi i Ekologjisë
- Klubi i Rinisë
Përgjegjësit e Zyrës
Ardita Reshiti
E-mail: areshiti@beder.edu.al
Erjola Osmani
E-mail: eosmani@beder.edu.al