Konferenca Ndërkombëtare në Edukim dhe Shkenca Sociale - ICESS 2022
✅ Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze pranë Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër organizon edicionin e 8-të të Konferencës Ndërkombëtare në Edukim dhe Shkenca Sociale, ICESS 2022, me temë: “Perspektiva të reja të Edukimit dhe Shkencave Sociale”. Konferenca zhvillohet më 20 Maj 2022, në formatin hibrid, online dhe pranë Kolegjit Universitar Bedër.
✅ Qëllimi kryesor i ICESS 2022 është të ofrojë një mundësi për akademikët dhe profesionistët në fushën e shkencave të edukimit dhe të shkencave sociale, për të ndërvepruar me njëri-tjetrin dhe për shkëmbyer perspektiva shumëdimensionale dhe gjetjet e punëve kërkimore, si dhe për të diskutuar mbi sfidat aktuale në fushën e Shkencave të Edukimit dhe të Shkencave Sociale.
✅ Kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me partnerët: “Educators without Borders”, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan) dhe ELTA - English Language Teachers Association.
✅ I ftuar si Keynote Speaker do të jetë Prof. Dr. Mohammed Albaili.
🌐 Informacion më të detajuar rreth konferencës e gjeni nëpërmjet linkut: https://icess.beder.edu.al/