Programet e Shkëmbimit Erasmus +
Thirrje për anëtarët e stafit!
Programet e Shkëmbimit Erasmus +
Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IRO) ju bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit në projektin e Mobilitetit Erasmus+ të KUB me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” (VEVU) në Vukovar, Kroaci është hapur thirrja për aplikime për stafin për trajnim 5 ditor në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për periudhën pranverë 2021.
Kuotat për këto thirrje janë si më poshtë:
Aktiviteti 1 – STT Mobility - Non-teaching week –- Non-Teaching Staff Traineeship – 1 kuotë gjatë periudhës qershor 2021 (5 ditë) (do të konsiderohet mundësia në varësi të situatës me pandeminë), ndryshe do të shtyhet për Vjeshtë (shtator) 2021.
Afati i fundit për të aplikuar është data 9 prill, 2021.
Kriteret e aplikimit:
Të interesuarit duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:
- Të jetë anëtar/e i stafit akademik/administrativ full-time/part-time.
P.S: Prioritet do të kenë përfaqësuesit e Zyrës së Marrëdhëdhënieve me Jashtë duke përfshirë përfaqësuesit e departamenteve.
Dokumentat e aplikimit:
- Formulari i konfirmimit për aplikim (dy kopje)
- Formulari Erasmus+ Mobility STT Work Plan (dy kopje)
- Formulari Mobility Agreement Staff Mobility for Training (dy kopje)
- Certifikatë e mbrojtjes së Gjuhës Angleze (min. B1)
- CV (dy kopje)
- Kopjen e pasaportës / letërnjoftimit kombëtar (dy kopje)
P.S Të interesuarit të kontaktojnë me email zyrën IRO për marrjen e formularëve elektronikisht në adresën: iro@beder.edu.al
Shënim: Dokumentacioni do të dorëzohet në dy kopje të printuara pranë zyrës IRO dhe të dërgohet elektronikisht në adresën: iro@beder.edu.al
Për më shumë informacion rreth Kolegjit dhe programit Erasmus+, ju lutem gjeni linket me poshtë:
PARTNERSHIPS:
http://www.vevu.hr/?podatak_id=37&g=12&i=161&panel=1#panel-1
VEVU Erasmus+:
http://www.vevu.hr/?g=12&i=161
INFORMATION PACKAGE
http://www.vevu.hr/?podatak_id=6&g=12&i=161&j=204&panel=1#panel-1