Personalitete nga fusha të ndryshme bashkohen në iftarin e Universitetit Hëna e Plotë Bedër
17 Korrik 2013
Universiteti Hëna e Plotë Bedër mbledh së bashku personalitete te njohura të politikës, medias, artit, botës akademike, biznesit, drejtësisë dhe pëfaqësues të komuniteteve fetare në darkën e iftarit të organizuar në Hotel Sheraton. Në iftarin e organizuar me rastin e muajit të ramazanit, rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër Dr. Ferdinand Gjana pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen u ndal në mesazhin dhe domenthënien që ka Ramazani si muaj i sakrificës njerëzore dhe reflektimit të vlerave. Ai u shpreh se në këtë muaj njerëzit kanë mundësi të kuptojnë më mirë vuajtiet e pjesës më në nevojë të shoqërisë dhe të kontribuojnë për tu lehtësuar sadopak vështirësitë me të cilat përballen. Mbledhja e njerëzve sëbashku në darka iftaresh, është një mundësi e mirë për të forcuar ligjet mes njerëzve duke e bërë shoqërinë më paqësore. Ndërkohë të pranishmit vlerësuan organizimin dhe shprehën respektin për sakrificën e të gjithë myslimanëve në këtë muaj të rëndësishëm.