Vendosen urat e bashkëpunimit mes Akademisë Turke të Drejtësisë dhe Universitetit Hëna e Plotë Bedër.
23 Mars 2013
Një delegacion i Akademisë Turke të Drejtësisë , zhvilloi një vizitë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër. Delegecioni i cili kryesohej nga nënkryetari i kësaj akademie, Dr. Mehmet Murat Yardimci kishte në përbërje drejtuesit më të lartë të këtij institucioni. Në të merrnin pjesë , edhe dy anëtarë të Gjykatës së Lartë të Turqisë. Gjata vizitës, delegacioni turk u prit nga Rektori I Universitetit Hëna e Plotë Bedër, Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtuesit e Departametit të Drejtësisë në këtë universitet. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të marrëdhënieve që universiteti ka vendosur me institucione të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit me qëllim krijimin e mundësive për projekte të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të eksperiencave. Delegacioni turk shoqërohej edhe nbga drejtues të Shkollës Shqiptare të Magjistraturës.