Ambasadori i Republikës së Turqisë Hidayet Bayraktar vizitë në Bedër
13 Dhjetor 2013
Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar zhvilloi një vizitë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Ai u prit në takim nga rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Gjatë takimit, Dr. Gjana e njohu ambasadorin turk me misionin e universitetit dhe ecurinë e deritanishme. Ai vuri theksin në rëndësinë që i kushton Bedër, bashkëpunimit me universitetin turke. Rektori Gjana u ndal gjithashtu në strategjinë e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) për të qenë një institucion me profil ndërkombëtar.
Nga ana e tij, ambasadori Bajraktar u shpreh i impresionuar për arritjet e universitetit në këto tre vite aktivitet dhe shprehu gatishmërinë që të mbështesë më tej zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet turke. Z. Bayraktar vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor ka potencial për t’u zhvilluar edhe më tej.