Ambasadorja e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë, znj. Amina Gomaa, viziton Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR.
Ambasadorja e Egjiptit, znj. Amina Gomaa, vizitoi Universitetin “Hëna e Plotë” (BEDËR), ku u njoh nga afër me ecurinë e deritanishme të punës në këtë institucion. Gjatë takimit me Rektorin e Universitetit, Dr. Ferdinand Gjana, ambasadorja Gomaa përgëzoi stafin e universitetit për arritjet e deritanishme dhe u shpreh e gatshme për të mbështetur universitetin në fusha të ndryshme, siç është bashkëpunimi me universitetet më të mira egjiptiane dhe programet e shkëmbimit të studentëve. Nga ana tjetër, Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (BEDËR) Dr. Ferdinand Gjana, pasi e falënderoi znj. Gomaa për vizitën, e njohu atë me programet e studimit që ofron universiteti dhe projektet në fushën akademike. Z. Gjana vlerësoi edhe gatishmërinë e ambasadores së Egjiptit për të mbështetur Universitetin “Hëna e Plotë” (BEDËR).