Bashkëpunimi me universitetet amerikane, prioritet i marrëdhënieve ndërkombetare të Bedër
Bashkëpunimi me universitetet amerikane, prioritet i marrëdhënieve ndërkombëtare të Kolegjit Universitar Bedër në planin strategjik 2017-2022
I gjendur në një program disa javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, pohon se pas disa vizitave të shumta në universitetet më prestigjoze në SHBA, janë arritur disa marrëveshje bashkëpunimi me:
· Universitetin “Temple”
· Universitetin “Rudgers”
· Universitetin “Georgetown”
· Universitetin e “Colorados”
· Universitetin e “Pennsilvanisë”
· Universitetin “Northern Arizona”
Krahas tyre janë është arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me tre organizata ndërkombëtare:
· Institute of International Education (IIE.org)
· Instituti i Dialogut (prane Universitetit Temple)
· Scholars at Risk
Në kuadër të këtyre marrëveshjeve studentët aktual të institucionit por edhe ata të cilët do të zgjedhin Bedër për të studiuar në vitin e ardhshëm akademik, do të kenë mundësi të shumta për të kryer programet e shkëmbimit pranë universiteteve të lartëpërmendura.
Gjithashtu këto marrëveshje mundësojnë shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme ndërmjet Bedër dhe universiteteve në SHBA.