Bashkëshortja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
01 Tetor 2012
Nga ana e saj, Znj. Thaçi shprehur kënaqësinë për vizitën dhe u shpreh e befasuar nga zhvillimet e deritanishme të universitetit. Ajo e konsideroi të rëndësishëm faktin që në këtë universitet janë duke studiuar një numër i konsiderueshëm, studentësh nga Republika e Kosovës.
Bashkëshortja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës , zonja Lumnie Thaçi, vizitoi sot ambientet e Universitetit Hëna e Plotë (BEDER). E shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, zonja Ganimete Musliu, Znj. Thaçi u prit nga rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtues të tjerë. Gjatë takimit, Z. Gjana e njohu, Zonjën Thaçi me zhvillimet e deritanishme të universitetit si dhe me misionin që mbart ky institucion. Sipas rektorit Gjana Sipas tij Universiteti BEDËR, që në vitin e parë është shndërruar një qendër ndërkombëtare universitare duke pritur studentë nga 8 vende të ndryshme.
Studentët e ardhur nga Kosova dhe nga trojet e tjera shqiptare në Ballkan, janë një tregues konkret në këtë drejtim. Nga ana e saj, Znj. Thaçi shprehu kënaqësinë për vizitën dhe u shpreh e befasuar nga zhvillimet e deritanishme të universitetit. Ajo e konsideroi të rëndësishëm faktin që në këtë universitet janë duke studiuar një numër i konsiderueshëm, studentësh nga Republika e Kosovës.