Bedër firmos marrëveshjen e bashkëpunimit institucional me Universitetin “Della Calabria” në Itali
27 Prill 2015
Rektori i Universitetit Bedër Dr Ferdinand Gjana si dhe drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare Z. Isa Erbas zhvilluan një takim dypalësh me përfaqësuesin e Universitetit “Della Calabria” Z. Gianluca Meranda për të diskutuar dhe konkretizuar këtë marrëveshje.
Synimi i të dy institucioneve është bashkëpunimi në fushën e edukimit, kërkimit shkencor si dhe në të gjitha fushat e tjera të veprimit me interes të përbashkët. Gjithashtu inkurajimi i kontakteve të drejtpërdrejta dhe bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të fakulteteve, departamenteve dhe qendrave kërkimore nën dispozitat e marrëveshjes.