Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Ljubljanës në Slloveni
15 Qershor 2015
Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Bedër, Prof Dr Ayhan Tekineş si dhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universiteitn e Ljubljanës Prof. Dr. Miha Juhart, gjatë një takimi dy-palësh të zhvilluar në Slloveni firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit institucional.
Pas nënshkrimit, palët shprehën vullnetin për të vënë në jetë sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe të edukimit që ofron kjo marrëveshje.