Bedër nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me Institutin Shqiptar të Medias
06 Shkurt 2023
Kolegji Universitar Bedër nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Institutin Shqiptar të Medias për zbatimin e projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”.
Ky memorandum, i nënshkruar nga Rektor i KUB, Prof. Dr. Gjergj Sinani dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Medias, z. Remzi Lani ka si qëllim zyrtarizimin e bashkëpunimit mes dy palëve në kuadër të zbatimit të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) për mësuesit e ardhshëm.”
Projekti financohet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe synon që të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të stafit pedagogjik dhe studentëve në fushën e Edukimit për Median dhe Informacionit.