Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, folës kryesor në Konferencën mbi gjuhën angleze.
08 Prill 2013
Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Dr. Ahmet Ecirli mori pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti Sapeienza në Romë dhe Universiteti Hëna e Plotë Bedër. Konferenca mbante titullin “Across and beyond English language linguistics, literature, didactics”. Dr. Ahmet Ecirli referoi si folës kryesor në konferencë duke u ndalur në rëndësinë që ka marrë gjuha angleze në kohët e sotme. Ai u ndal në përdorimin e teknologjive të reja në mësimdhënien e gjuhës angleze. Rëndësia që ka përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në përsosjen e metodave të mësimdhënies së gjuhës angleze, ishte fokusi i ligjëratës së Dr. Ecirli. Pjesëmarrja e Universitetit Hëna e Plotë Bedër si organizator në këtë konferencë të rëndësishme tregon edhe një herë vizionin e këtij institucioni për të kontribuar nëzhvillimin e edukimit nëpërmjet kërkimit shkencor.