Në 20 vitet e fundit historiografia apo memoristika shqiptare është përpjekur vetëm ta denigrojë figurën e Enver Hoxhës, që sipas meje nuk ka qenë diçka e gabuar.
Në 20 vitet e fundit historiografia apo memoristika shqiptare është përpjekur vetëm ta denigrojë figurën e Enver Hoxhës, që sipas meje nuk ka qenë diçka e gabuar. Kështu është shprehur gazetari Blendi Fevziu gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Universitetit Hëna e Plotë "BEDER" në një panel të hapur me temë "Enver Hoxha, diktatura dhe shqiptarët".
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim çdo jave, gazetari dhe publicisti i njohur Blendi Fevziu, i ftuar në një panel të hapur në Universitetin Hëna e Plotë "BEDER", ka qenë në rolin e të intervistuarit përballë studentëve të këtij Universiteti.
Në një diskutim më shumë se një ore, Blendi Fevziu u është përgjigjur pyetjeve të studenteve mbi një tematike që lidhej kryesisht me librin e tij më të fundit, "Enver Hoxha". I konceptuar në formatin e një bashkëbisedimi, paneli i shërbeu studentëve të Departamentit të Shkencave të Komunikimit dhe atij të Drejtësisë për ti drejtuar z. Fevziu një seri pyetjesh mbi librin por edhe aktualitetin politik të vendit. Nga ana e tij, z. Fevziu pasi shprehu falenderimet për ftesen theksoi se shkrimi i këtij libri ishte një përpjekje për të hedhur drite mbi pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare, për të cilën nuk është shkruar shumë këto 20 vitet e fundit.
Gazetari, Fevziu duke e konsideruar, figurën e ish diktatorit Enver Hoxha si mjaft komplekse, u shpreh se përpjekja për ta denigruar figurën e tij nga memoristika shqiptare, nuk i ka shërbyer zbardhjes së zhvillimeve të asaj periudhe. "Në një 20 vitet e fundit, historiografi apo memoristika shqiptare, është përpjekur vetëm ta denigrojë figurën e Enver Hoxhës. Në gjykimin tim kjo ka qenë në gjë e gabuar. Gjatë punës, duke shfletuar dhe duke punuar me dokumente, kam vënë re që ai ka qenë nje person shume i talentuar. Por ky është një talent, gati demonian qëi ka kushtuar shume shtrenjtë këtij vendi", tha Fevziu.
Duke iu përgjigjur interesit të studentëve në lidhje me hapjen e dosjeve të regjimit komunist, gazetari Fevziu tha se ky proces duhet të kishte filluar prej kohesh. Duke ofruar shembuj nga krimet e kryera nga periudhen e diktatures, Z. Fevziu u shpreh se njerëz që kanë marrë pjesë në persekutimin e personave të pafajshëm nuk duhet të shërbejnë në funksione shtetërore. Në fund ai shtoi se periudha e Enver Hoxhës dhe figura e tij kërkon më shumë punë për tu studiuar dhe ka nevojë të analizohet e parë në aspekte të ndryshme.