Dr. Ferdinand Gjana, leksion studentëve të Universitetit të Prizrenit
Gjatë vizitës së zhvilluar në Universitetin e Prizrenit, Rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër, Dr. Ferdinand Gjana pati një bashkëbisedim me studentë të këtij universiteti. Ai u foli studentëve mbi rëndësinë që ka përkushtimi maksimal gjatë kohës së studimeve në mënyrë që pas diplomimit të arrihen objektivat e vendosura nga gjithësesicili. Dr. Gjana iu drejtua studentëve duke theksuar se “ Ju duhet të jeni koshient se suksesi që arrini gjatë studimeve tuaja, do të jetë një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për ju personalisht dhe familjet tuaja, por edhe për shoqërinë dhe shtetin e ri të Kosovës. Për këtë arsye unë ju inkurajoj që të jepni maksimun gjatë studimeve tuaja.” Shfrytëzimi i mundësive që ofrojnë bashkpëunimet mes universiteteve nga ana e studentëve, ishte një tjetër temë diskutimi mes , Dr. Gjanës dhe studentëve. Ai i ftoi studentët që bëhen pjesë e programit të shkëmbimit që do të aplikohet mes Universitetit Hëna e Plotë Bedër dhe Universitetit të Prizrenit duke patur mundësinë të studiojnë.