Fillojnë aplikimet për programet master shkencor dhe master profesional
06 Shkurt 2013

Universiteti "Hëna e Plotë" (Bedër), ka çelur regjistrimet për programet master shkencor dhe master profesional në semestrin e dytë të vitit akademik 2012-2013. Programet e ciklit të dytë të ofruara, i japin mundësi studentëve të thellojnë njohuritë e tyre në fusha më specifike.
Të interesuarit mund të aplikojnë deri në datën 22 shkurt 2013 duke u paraqitur pranë ambienteve të universitetit. Kriteret e pranimit mund të lexohen në linkun e mëposhtëm.
http://www.beder.edu.al/sh/content/default/pranimet-ne-master-1/6/152
Programet e ofruara
Master i Shkencave në:
- Drejtësi. Profilet: e drejtë penale dhe e drejtë ndërkombëtare
- Shkenca komunikimi. Profilet: marrëdhënie me publikun dhe gazetari
- Shkenca moderne islame
- Shkenca themelore islame
- Shkencat e shërbimeve shpirtërore
- Menaxhim arsimor, planifikim dhe zhvillim i kurrikulës
- Psikologji këshillimi dhe pedagogji
- Gjuhë dhe letërsi turke
- Gjuhë dhe letërsi angleze
- Përkthim dhe interpretim
Master profesional në:
- Mësuesi, gjuhë angleze për arsimin e mesëm
- Mësuesi, gjuhë turke për arsimin e mesëm
Kontakt: