Kalendari i Aplikimeve/Regjistrimeve të Programeve Master, Viti Akademik 2020-2021 (I PERDITESUAR)
Kolegji Universitar Bedër ka nisur procesin e aplikimeve për programet e ciklit të dytë, master shkencor dhe master profesional.
Për vitin akademik 2020-2021 kalendari i aplikimeve/regjistrimeve për programet master ka pësuar përditësime, të kushtëzuara nga situata në të cilën po kalojmë për shkak të COVID 19.
Kalendari i aplikimeve dhe regjistrimeve është si më poshtë:
➡️ Deri më datë 6 nëntor 2020 është afati i aplikimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër.
➡️ Brenda datës 14 nëntor 2020 Kolegji Universitar Bedër shpall listën e fituesve.
➡️ Ndërmjet datave 16-26 nëntor 2020 është afati i regjistrimit të kandidatëve fitues në Kolegjin Universitar Bedër.
Dokumentet për aplikim:
- CV (curriculum vitae)
- Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës (për studentët e huaj, e noterizuar);
- Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ata shqiptarë me një diplomë të huaj);
- Listë zyrtare notash të studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
- Kopje e noterizuar e diplomës së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
- Listë zyrtare notash së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
- Dy fotografi;
- Leje qëndrimi (për studentët e huaj);
Për vitin akademik 2020-2021 Kolegji Universitar Bedër ofron 9 programe studimi të ciklit të dytë:
- Master shkencor në Drejtësi: Profili “E drejtë Penale”;
- Master shkencor në Drejtësi: Profili “E drejtë Ndërkombëtare”
- Master shkencor në Shkenca Komunikimi: Profili “Gazetari”;
- Master shkencor në Shkenca Komunikimi: Profili “Marrëdhënie Publike”;
- Master profesional në Komunikim Marketingu;
- Master shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Master profesional në Mësuesi – Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm.
- Master shkencor në Shkencat Moderne Islame;
- Master shkencor në Shkencat Themelore Islame.
TARIFAT
- Tarifat e programeve master në Kolegjin Universitar Bedër për një vit akademik janë 2000 euro. Tarifat paguhen me katër këste, në fillim dhe në mes të çdo semestri.
- Fondacioni “H. Ali Korça”, i cili administron dhe mbështet KU Bedër, për studentët e diplomuar në një nga programet bachelor të ofruara nga institucioni ynë ofron 50 % bursë.
- Aplikantët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në universitete të tjera mund të përfitojnë 200-1000 euro zbritje, bazuar në meritë dhe nevojë.
- Bursat janë të vlefshme për të gjithë periudhën e rregullt të studimeve. Për nënshkrimin e marrëveshjes së bursës me fondacionin, krahas tarifës së regjistrimit, është vendosur një tarifë 100 euro.
Kontakt:
+355 67 34 27 001