Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, bashkëbisedim me studentët e drejtësisë
01 Tetor 2012
                            							
						 
					
														Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja zhvilloi një vizitë në Universitetin Hëna e Plotë-BEDËR . Z. Bashkim Dedja u prit fillimisht nga Rektori i Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana, i cili pasi i uroi mirëseardhjen, e njohu me ecurinë e deritanishme, si dhe projektet që universiteti ka për të ardhmen. Dr. Gjana u shpreh se Universiteti Hëna e Plotë-BEDËR i jep një rëndësi të veçantë bashkëpunimit me institucionet publike, pasi në këtë mënyrë studentët kanë mundësi për të njohur më nga afër sistemin dhe të shikojnë aplikimin e dijeve teorike që përfitojnë gjatë aktivitetit mësimor.
	 Nga ana tjetër , z. Dedja  shprehu vlerësimin e tij për universitetin, duke vënë theksin në rëndësinë që ka përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë. Ai u shpreh se  rëndësia që Universiteti Hëna e Plotë-BEDËR i jep përzgjedhjes së studentëve dhe cilësia e stafit akademik janë elemente që garantojnë  diplomimin e studentëve të përgatitur.  Më pas i zhvilloi një bashkëbisedim  me studentët e Departamentit të Drejtësisë me të cilët ndau pikëpamjet e tij në lidhje me sistemin gjyqësor shqiptar dhe perspektivat që kanë të rinjtë e diplomuar në  këtë fushë.  
	Gjatë diskutimit  u fol mbi përbërjen e trupit gjykues, mandatin e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë studentët ishin të  interesuar mbi gjykimin në Gjykatën Kushtetuese, si dhe anën organizative të saj bashkëpunimit të Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Strasburgut, Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.