Leksion i hapur; “Roli i KQZ në sigurimin e transparencës së zgjedhjeve”
Studentët e Departamenti te Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër, neë kuadër tëaktiviteteve të “Bedër Laë Academy” organizoi sot leksion të hapur me temë “Roli i KQZ në sigurimin e transparencës së zgjedhjeve” me pjesmarrjen Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-së) znj. Lefterije Lleshi (Luzi) dhe anëtarë të tjerë të Komisionit.
Kryetarja e KQZ-së, pasi bëri një përshkrim të kompetencave dhe detyrave të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve u ndal në funksionin dhe rëndësinë e këtij institucioni, i cili siguron që fusha e lojës të jetë e njëjtë për të gjitha partitë politike që dëshirojnë të garojnë në zgjedhje dhe gjithashtu me sy shqiponje mbron votuesin, në mënyrë që të sigurojë që zëri i tyre respektohet. Zj. Lleshi u shpreh që një nga detyrat kryesore që KQZ-ja synon me të gjitha format, është jo vetëm pajisjen me informacionin e nevojshëm dhe të plotë zgjedhor, por mbi të gjitha të sqarojë zgjedhësit se çdo të thotë të ushtrosh realisht të drejtën e votës në një shoqëri të konsoliduar demokratike.
Gjatë takimit z. Lleshi vuri theksin mbi të drejtën e votës të të gjithë zgjedhësve, sidomos votuesve të rinj. Ajo më tej vazhdoi se cdokush ka të drejtën të marrë pjesë në mënyrë aktive apo pasive në qeverisje, duke zgjedhur ose duke u zgjedhur, të drejtën që ditën e zgjedhjeve të ushtrojë vullnetin dhe verdiktin tij dhe është pikërisht ky mesazh, që institucioni duhet të ketë jo vetëm në qendër të vëmendjes, por mbi të gjitha në përcjelljen e tij te çdo votues.