Leksion i hapur: “Sfidat e shoqërive myslimane në Evropë”
Dr. Nasr Arif, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Kajros mbajti sot një leksion të hapur në KU Bedër me temë: “Sfidat e shoqërive myslimane në Evropë”. Gjatë fjalës së tij, Dr. Arif u përqendrua te sfidat më të mëdha që shoqëritë myslimane hasin në Evropë.
Sfidat më të mëdha, Dr. Arif i listoi si më poshtë:
1. Lidhja me Gjeografinë dhe Historinë e vendit nga vijnë;
2. Importimi i fetvave nga jashtë vendit ku jetojnë;
3. Cila është triumfuese: integrimi, asimilimi apo të qenurit indigjen,
4. Ëndrra e kthimit prapa në vendin e origjinës;
5. Dyshtetësia;
6. Identiteti.
Teksa shpjegoi këto pika, ai i ilustroi ato me shembuj nga historia e qytetërimeve. Bashkëbisedimi u mbyll me një sesion pyetje përgjigje me të pranishmit.