Lista e kandidatëve fitues të raundit të dytë për vitin akademik 2018-2019
Kolegji Universitar Bedër shpall listat e maturantëve/aplikantëve fitues të raundit të dytë të aplikimeve për vitin akademik 2018 – 2019.
Regjistrimi i aplikantëve të shpallur fitues do të bëhet në datat 27 shtator deri në 6 tetor. Procesi i regjistrimit do të kryhet me dokumentacionin përkatës në sekretarinë mësimore të Kolegjit Universitar Bedër, sipas datave të sipërshënuara, nga ora 8:00 deri në orën 16:30.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).
b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave.
c) 2 fotografi të vogla personale.
Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura. Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:
Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
Kontakt:
Tel: +355673427001 / +35542419222
Email: admissions@beder.edu.al