Mentor Kikia: Media, rol të rëndësishëm në zgjimin e ndjenjave nacionaliste.
01 Tetor 2012
Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, gazetari i njohur Mentor Kikia gjatë një paneli me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR, theksoi se roli i medias në zgjimin e ndjenjave nacionaliste në shoqëri, është shumë i rëndësishëm.
I ftuar në ciklin e leksioneve të hapura mbi Median dhe Politikën, organizuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit, z. Kikia referoi mbi temën “Neo-nacionalizmi shqiptar – Ndikimi dhe roli i medias”. Z. Kikia bëri një pëshkrim të detajuar në lidhje me lëvizjet nacionaliste shqiptare, mbi ndërtimin e ndjenjës nacionaliste dhe ndikimet që ajo ka patur në organizimin e brendshëm shoqëror tek shqiptarët. Sipas tij, shqiptarët duhet të dinë të përdorin më mirë vetitë e tyre kombëtare dhe t’i përdorin ato në të mirë të kombit dhe pa shkaktuar pakënaqësi tek të tjerët.
Duke ju referuar rolit të medias mbi këtë fushë, ai u shpreh se ato kanë luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar si dhe për çështje të tjera madhore siç ishte rasti i kufijve detarë me Greqinë.
Duke ju përgjigjur interesit të studentëve në lidhje me idenë e bashkimit të të gjithë trojeve shqiptare, ai u shpreh se kjo do të përbënte fillimin e një tjetër trazire mbarë rajonale. Z.Kikia u shpreh se mbase i takon të ardhmes për të pritur në lidhje me krijimin e Shqipërisë Natyrale.