Minga i News 24 – studentëve të komunikimit: Mos u bëni gazetar gjobvënës
Kryeredaktori i lajmeve në televizionin informative News 24, Denis Minga ishte i ftuari i radhës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit për të bashkëbiseduar me studentët, në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura “Studenti dhe Profesioni”. Takimi u zhvillua në formën e diskutimit ku studentët e pyetën Mingën për përditshmërinë e gazetarit të një televizioni lajmesh, terrenin e të ushtruarit të profesionit në kohët e sotme në Shqipëri si edhe zhvillimet më të fundit në media.
Sipas Mingës, problem kryesor i medias në këtë periudhë është mungesa e financimit të mjaftueshëm, e cila do të mundësonte edhe më shumë profesionalizëm.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e medias me politikën si edhe censurën në media, Kryeredaktori i News 24 theksoi se censura është element i pranishëm kudo në media, por është masa ajo që bën diferencën.
Në fund, Minga inkurajoi studentët që të tregohen profesionist dhe të ndershëm në punën e tyre duke e përdorur informacionin e marrë në shërbim të shoqërisë dhe jo për të bërë presione.