Mundësia e Fundit për Regjistrim / Viti Akademik 2020-2021
Mundësia e fundit për t’u regjistruar në programet bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe në ato profesionale, për vitin akademik 2020-2021.
27-31 TETOR 2020
Kush mund të regjistrohet?
Të gjithë aplikantët që kanë përzgjedhur një nga programet e Kolegjit Universitar Bedër në raundin e parë, të dytë dhe të tretë, por që për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar ende.
Procedurat e regjistrimit për këtë fazë fazë të fundit bëhen pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër, ndërmjet datave 27-31 Tetor 2020. Zyrat tona janë të hapur nga ora 8:00 deri në 16:00.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave;
c) Dy fotografi të vogla personale;
d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.
Për më tepër informacion:
📱 | +355 67 34 27 001 |
🌐 | www.beder.edu.al |
📧 | info@beder.edu.al |
📍 | Rr. “Jordan Misja” |
Kolegji Universitar Bedër – 10 vjet në emër të vlerave!