Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Bedër dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë
16 Qershor 2015
Universiteti Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Romës “Tor Vergata” në fushën e Drejtësisë, Teologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit.
Kështu, sipas marrëveshjes të dyja palët bien dakort në:
1- Shkëmbimin e ekspertëve në fushat përkatëse
2- Shkëmbimin e informacionit, dokumentacionit si dhe publikimeve shkencore
3- Zhvillimin e seminareve në fushat që përfshin marrëveshja
4- Shkëmbimin e pedagogëve në peridha të shkurtra mësimdhënieje
5- Shkëmbimin e studentëve
Ky memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të jetë i vlefshëm për 5 vitet në vijim.