Nis ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit Hëna e Plotë Bedër
26 Prill 2013
Universiteti Hëna e Plotë Bedër, hodhi themelet për ndërtimin e kampusit të ri universitar në zonën e Saukut në Tiranë. Ceremonia e organizuar me këtë rast, u përshëndet nga Kryeministri, Z. Sali Berisha, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, Drejtori i Bordit drejtues të Fondacionit Sema Z. Asim Budak, të cilët vunë në dukje rëndësinë që ka kjo ditë në përmbushjen e misionit të universitetit për të qënë një institucion i arsimit të lartë me standarde bashkëkohore.
Në fjalën e tij kryetari i KMSH-së, Selim Muça, u shpreh se puna e bërë në pak vite nga ana e stafit të universitetit dhe mbështetësve të tij, ka bërë që Universiteti Hëna e Plotë Bedër të ngjitet ne listën e institucioneve arsimore më të mira në vend dhe më gjerë. Ai falenderoi , qeverinë shqiptare, fondacionin Arsimor dhe Kulturor “Sema” për mbështetjen që i kanë dhënë universitetit që nga momenti i themelimit të tij.
Ndërsa Drejtori i Bordit Drejtues të Fondacionit “Sema”, z. Asim Budak pasi falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen në këtë ceremoni, i shpreh se momenti i fillimit të punimeve në kampusin e universitetit, tregon më së miri vendosmërinë për të ecur përpara drejt konsolidimit të një institucioni modern që do ti shërbejë jo vetëm studentëve që vijnë nga Shqipëria por edhe më gjerë.
Ndërkohë kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij vuri theksin në arritjet e universitetit në 2 vitet e ekzistencës së tij, duke e konsideruar kontributin akademik dhe shkencor të si velerë në rrugën e dijes dhe të edukimit të brezave. “Së pari, më lejoni që në emër të qeverisë tu përcjell ju urimet më të përzemërt për arritje tuaja që në një hark dy vjeçar ju keni shënuar në punën tuaj të madhe, me përkushtimin tuaj ju u shndërruar në një universitet të njohur mbarëshqiptar, në një universitet të njohur ndërkombëtar, një universitet i cili zhvillon në bazën dhe pajisjet më moderne rreth 18 programe dhe pranon studentë, deri tani nga 12 vende dhe kombe” theksoi kreu i qeverisë para të pranishmve.
Në ceremoni merrnin pjesë, përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të trupit diplomatik, rektorë dhe akademikë nga universitetet shqiptare, studentë e pridndër si dhe shumë qëytetarë të ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë
TË DHËNA MBI UNIVERSITETIN DHE KAMPUSIN E RI
Universiteti Hëna e Plotë “ BEDËR” BEDËR” u themelua në prill të vitit 2011 me vendim të Këshillit të Ministrave , me anë të të cilit u miratua dhënia e licencës për ushtrimin e aktivitetit si një institucion i arsimit të lartë, duke ofruar programe studimi të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë. Universiteti Hëna e Plotë “ BEDËR” çeli dyert për studentët e parë më datë 3 tetor 2011, duke shënuar kështu fillimin e aktivitetit akademik dhe kërkimor.
Universiteti është i organizuar në dy fakultete, 6 departamente dhe 19 programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë në Drejtësi , Shkenca Komunikimi, Shkenca Islame, Gjuhe dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Turke dhe Shkenca Edukimi,
Në dy vitet e aktivitetit të tij, universiteti universiteti numërin rreth 500 studentë në 7 programe bachelor dhe 12 programe master. Me studentët nga 15 shtete të ndryshme dhe me një staf akademik që përbëhet nga pedagogë të ardhur nga 8 vende, universiteti ka konsoliduar tashmë një profil të qartë ndërkombëtar.
Kërkimi shkencor është një ndër shtyllat kryesore të misionit të ketij universiteti. Për këtë arsye në dy vitet e para të aktivitetit u organizuan 6 konferenca shkencore në nivel ndërkombëtar dhe 3 konferenca kombëtare. 250 kumtesa të paraqitura dhe më shumë se 300 referues, nga afro 20 vende të botës janë një kontribut i rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor.
Marrja e dijeve per studentet e Universitetit i kalon kufijte e tij. Bashkëpunimi i Universitetit Hena e Plote Beder me universitete në vende të ndryshme të botës, u krijon studenteve mundesine e perfitimit te eksperiences nderkombetare, nepermjet programeve të shkëmbimit. Vetëm gjatë vitit akademik 2012-2013 janë 12 studentë të cilët vazhdojnë studimet për një semestër në universitete të ndryshme jashtë vendi.
KAMPUSI I RI UNIVERSITAR
Investimi në kampusin e ri universitar përban një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e unioversitetit Hëna e Plotë Bedër. Ky kampus do ti shërbejë më së miri plotësimit të objektivave, për të qënë një institucion arsimor me standade të larta, në shërbim të studentëtëve e komunitetit.
Investimi për kampusin e ri arrin shifrën prej 20 milione euro, së bashku me ambientet laboratorike. Kampusi universitar do të ndërtohet mbi një sipërfaqe të hapur rreth 10500 m2 dhe në fazën finale të tij do të arrijë në afro 20 000 metër katror sipërfaqe të brendshme. Kampusi është projektuar si një hapësirë e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore, në mënyrë që t’u ofrojë studentëve avantazhe të mëdha si në kryerjen e aktivitetit të tyre mësimor, por edhe në ndjekjen e aktiviteteve sociale.