Organizohet Konferenca e parë Studentore në Drejtësi
Klubi “Beder Law Academy” në bashkëpunim me klubin “Human Rights” organizuan konferencën e parë studentore në “Drejtësi”. Në konferencë morën pjesë 22 studentë nga viti i parë dhe i dytë i departamentit të drejtësisë të cilët referuan mbi tema që lidhen me problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës dhe të drejtave të njeriut.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues nga stafi akademik i departamentit të drejtësisë si dhe studentë nga departamentet e tjera. Në fjalën e hapjes Presidentet e dy klubeve Izmira Kastrati (Beder Law Academy) dhe Ermira Shkreta (Human Rights Club) falënderuan studentët dhe të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehën bindjen se organizimi i kësaj konference studentore është një mundësi për studentët që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca dhe të ofrojnë idetë e tyre në lidhje me problematikat që shtrohen në fushën e të drejtës.
Ceremoninë e hapjes së konferencës e përshëndetën edhe lektorët e departmanentit të drejtësisë Ada Guven dhe Albi Kocibelli. Ato vlerësuan iniciativën e studentëve në organizimin e kësaj konference studentore në drejtësi. Pjesmarrësit vazhduan më tej me referimet e temave të përgatitura dhe diskutimet në sesione të veçanta. Gjatë sesioneve të konferencës u referuan rreth 16 kumtesa nga pjesëmarrësit.