Organizohet paneli mbi ditëlindjen e Profetetit Muhamed (a.s).
01 Tetor 2012
Studentët e Klubit të “Mendimit, Kulturës dhe Artit” në Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR, organizuan panelin e diskutimit me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s). Në panel referuan, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Ali Zaimi, Atasheu i çështjeve të fesë në Ambasadën e Turqisë në Tiranë, Z. Shaban Ishlek dhe pedagogu në Departamentin e Shkencave Islame në Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR, z. Elton Karaj. Programi nisi me leximin e disa pjesëve të Kur'anit famëlartë nga studenti i Departamentit të Shkencave Islame Hafiz Shaip Jusufi.
Më pas e mori fjalën Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ayhan Tekineş, i cili mbajti fjalën e hapjes ku i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe shprehu kënaqësinë që këtë vit iu dha mundësia të përmendë Profetin (a.s) në një vend të veçantë si Shqipëria.
Ndër të tjera ai shprehu se një ndër emrat e Profetit (a.s) është “Përmbledhës”. Hz. Muhamed (a.s) kishte të përmbledhura në personalitetin e tij të gjitha vlerat, atributet dhe virtytet më të larta të mundshme, ndryshe nga çdo njeri tjetër në historinë e njerëzimit.
Më pas u kalua në referatet e panelistëve të cilët trajtuan tre tema të rëndësishme si Personaliteti Universal i Profetit (a.s), Dashuria për Profetin (a.s) dhe Adhurimi në jetën e Profetit (a.s).