Prezantohet fushata: "Ruaj traditën, festo shqip"
Studentët e programit Master Shkencor në Shkenca Komunikimi, Kolegji Universitar Bedër, prezantuan fushatën sensibilizueze: "Ruaj traditën, festo shqip".
Të pranishëm në aktivitet ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, përgiegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për iniciativën e studentëve të masterit për të ndërmarrë një fushatë ndërgiegiësuese për ruajtjen e folklorit shqiptar.
Pedagogia e lëndës, Edlira Mali, e cila është njëkohësisht edhe koordinatore e fushatës, dha një pasqyrim të fushatave ndër vite, duke vënë në dukje ndërgjegjësimin e shoqërisë për çështjet e ngritura.
Fushata u prezantua tek studentët e KU Bedër dhe jo vetëm, me anë të dokumentarit të regjisores Adela Peeva, "E kujt është kjo kengë?"
Nën moderimin e studentes Donisa Perseku aktiviteti pasqyroi idenë e fushatës dhe qëllimin kryesor të saj për ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e rrënjëve tona. Fushata do të vazhdojë edhe në muajt në vijim me një sërë aktivitetesh me në qendër folklorin shqiptar.