Programet e shkëmbimit, 3 studentë drejt Universitetit të Helsinkit
27 Nëntor 2013
Të bëhesh pjesë e një eksperience të veçantë, duke studiuar për një semestër në një nga universitetet me emër ne Europë, është një mundësi që çdo studentë në Shqipëri do ta dëshironte. Studentët që studiojnë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) kanë mundësinë ta realizojnë këtë dëshirë falë mundësive që u krijon ky institucion. Marrëveshjet e nënshkruara nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër me një numër të konsiderushëm universitetesh në Europë dhe më gjerë kanë bërë të mundur që studentëve tu ofrohet mundësia e pjesmarrjes në programet e shkëmbimt.
Në vitin e dytë 17 studentë nga departamente të ndryshme kanë fituar të drejtën për të studiuar një semestër në universitete në Finlandë, Hollandë dhe Turqi. Së shpejti falë marrëveshjes me Universitetin e Vjenës do të bëhet e mundur që të tjerë studentë të përfitojnë nga mundësitë që ofron ky universitet. Këtë vit, 3 studentë të Departamentit të Shkencave të Edukimit, përkatësisht Uejda Llaka, Megi Danaj dhe Fabiola Halili do të studiojnë për një semester në Universitetin e Helsinkit.
Krahas eksperiencës që do të marrin nga qëndrimi në këtë universitet, ata do të pajisen edhe me nje certifikatë të veccantë (minor degree). Po kështu mjaft studentë të tjerë studiojnë në universitetet më të njohura në Turqi falë marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të programit “ Mevlana Exchange Program”.