Rektori Dr. Ferdinand Gjana pret ambasadoren e Francës Znj. Christine Moro

Rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër Dr.Ferdinand Gjana ka pritur në një vizitë Ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, Znj.Christine Moro.
Gjatë takimit Dr.Gjana i shpjegoi znj.Moro mbi aktivitetin dhe misionin e Universitetit, ku sipas tij në një kohë të shkurtër ai është kthyer në një qendër kërkimore ndërkombëtare me studentë dhe staf nga vende të ndryshme.
Znj.Moro nga ana e saj shprehu kënaqësinë për atë që Bedër ka arritur, teksa theksoi se ambasada franceze me zyrat e atasheve të ndryshëm mund të bashkëpunojë në projekte të ndryshme. “Më pëlqen ideja se studentët tuaj, edhe pse në vitin e dytë të aktivitetit vazhdojnë studimet në programe shkëmbimi në universitete të ndryshme jashtë Shqipërisë, ndërkohë që praktikat profesionale në vende perëndimore janë një tjetër mundësi që do tu shërbejë atyre në të ardhmen profesionale”, tha Znj.Moro.