Rektori i Kolegjit Universitar Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pjesë e programit të OKB-së
21 Korrik 2017
Rektori i Kolegjit Universitar Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, merr pjesë në programin e "Lançimit të Planit të Veprimit për Liderët dhe Aktorët Fetarë në Parandalimin e Nxitjes së Dhunës që Shkakton Krime Mizore", nismë kjo e organizuar nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Sh.T.Z Antonio Guterres.
Në këtë lançim ishin prezent përfaqsues të besimeve të ndryshme nga e gjithë bota, dhjetëra ambasadorë, akademikë dhe aktorë nga më aktivët të shoqërisë civile.
Kjo pjesëmarrje e rektorit të institucionit në organizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vjen në kuadër të vizitës së tij disa javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e programit "Religious Pluralism and Democracy in USA".