Rreziku i krimit kibernetik dhe nevoja e specialistëve në IT, i ftuar Besmir Semanaj
Departamenti i Shkencave Kompjuterike kishte të ftuar ditën e sotme Z. Besmir Semanaj, eksperti i teknologjisë dhe krimit kibernetik.
Gjatë takimit të zhvilluar me studentët e Kolegjit Universitar Bedër z. Semanaj foli rreth sigurisë në internet, si mund të ruajmë të dhënat personale dhe si të mbrohemi nga viruset që qarkullojnë në internet.
Studentët u njohën edhe me shqetësimin e ngritur vit pas viti në lidhje me pasigurinë në internet duke nisur nga të dhënat personale tek dëmi financiar në llogaritë bankare të qytetarëve, ku z. Semanaj tregoi edhe eksperiencat e tij gjatë punës në kompaninë Albtelecom. Duke qenë se krimi kibernetik është një nga fenomenet më shqetësuese nëpër botë, përfshirë edhe Shqipëria në këtë rast është shumë i rëndësishëm roli i profesionistëve të IT që do të dalin në tregun e punës.
Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të drejtonin pyetje në lidhje me sigurinë në internet dhe përgjegjësinë e tyre si studiues të fushës së teknologjisë.