Rrugëtimi në Teknologjinë e Informacionit
22 Prill 2022
Qendra Kërkimore Zhvillimore pēr Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion zhvilloi sot leksionin e hapur me temë: “Rrugëtimi në Teknologjinë e Informacionit”.
I ftuar në bashkëbisedim me studentët e programeve të Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit ishte z. Artur Nurja, ekspert i IT-së. Bashkëbisedimi u fokusua tek përgatitja e studentëve për të qenë kunkurues në një treg gjithnjë e më global.
Teknologjia e Informacionit tashmë është një trend prej më shumë se 5 vitesh, por që tani ka arritur kulmin. Studentët shfaqën interesimin e tyre duke pyetur mbi mundësitë që ofron tregu Brenda dhe jashtë vendit, si dhe sfidat me të cilat pritet të përballen.