Shpallen fituesit e konkursit "Youth Creative English Essay Contest"
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin “Youth Creative English Essay Contest”. Konkurs ky i organizuar nga bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Shqipëri ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të vendit tonë.
Në ceremoninë e sotme ishin të pranishëm mësues, organizatorë të konkursit, përfaqësues të Këshillit Britanik si dhe një numër i konsiderueshëm nxënësish nga e gjithë Shqipëria.
Në fjalën e saj përshëndetëse Drejtoresha e Përgjishme e Këshillit Birtanik znj. Aida Berxholi shprehu mirënjohje për organizimin e këtij konkursi në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që “British Counsil” ka me Universitetin Hëna e Plotë (Bedër). Duke vënë theksin në rëndësinë që kanë këto aktivitete në inkurajimin e nxënësve për të mësuar gjuhën angleze e për të synuar sa më shumë nga vetvetja.
Ndërsa Rektori i Universitetit Bedër z. Ferdinad Gjana pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve theksoi rëndësinë që ka gjuha e huaj në karrierën e ardhshme të çdo studenti. Duke nxitur nxënësit për të gjetur dhe promovuar pikat e forta në formimin e tyre profesional.
Aktiviteti vazhdoi më tej me ndarjen e çmimeve për nxënësit fitues. Kështu çmimi i parë i dytë dhe i tretë shkoi përkatësisht për nxënësit Ylind Lila, Zoela Dimo dhe Kevin Shani të cilët fituan nga një tabletë (iPad). Ndërsa Gjetjana Hoxha, Eklekta Kristo, Enerika Ravolli, Gerald Sula, Sebastian Puka, Geraldina Shani, Silvi Domnori, Valentina Sadikllari, Sindi Zmijani, Alba Çela, Alba Mustafaj, Den Kertusha, Benuelda Hajdini, Aldo Tali, Xhensika Geri, Hajdi Shametaj,Gerla Xhelili, Gerta Shllaku arritën të renditen në 20 esetë e para të përzgjedhura.