Simpozium, roli i Islamit në shpalljen e pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar
23 Nëntor 2012
Qëndra Kërkimore për Shkencat Islame, në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë organizuan simpoziumin mbi rolin e Islamit në realizimin e Pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Pedagogë të Departamentit të Shkencave Islame dhe Përfaqësues të KMSH-së referuan mbi tema të ndryshme që lidhen me rolin e mylimanëve në shpalljen e pavrësisë së Shqipërisë.
Pedagogët e shkencave Islame Veton Tulla dhe Alton Karaj, referuan mbi rëndësinë që i jep islami dashurisë për atëdheun dhe mbi konceptin e lirirsë në fenë islamë. Ndësa Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, theksoi se kontributi i myslimanëve në çështjen kombëtare lidhet drejtpërdrejt me të qenët besimtar dhe se ata që na dhuruan këtë vend ishin padyshim besimtarë të familjarizuar me kulturën, traditën, ritet dhe moralin islam.
“Në vitin 1900 viset shqiptare përbëheshin nga një popullsi 90% myslimane dhe kontributi i tyre në përgatitjen forcimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare është i pazëvendësueshëm dhe i pamohueshëm. Çdo sipërmarrje do të ishte e pamundur pa ndihmën e tyre. Një fakt i njohur nga historia është edhe se nga 40 firmëtarët e pavarësisë 27 ishin myslimanë dhe nga 63 delegatë mbi 2/3 ishin myslimanë. Ata kishin edukatë dhe njohje të thellë të Islamit, disa prej të cilëve ishin klerikë të mirëfilltë”, nënvizoi z. Zaimi.
Dokumentet historike tregojnë se Shqipëria kishte mbi 1600 xhami, të cilat krahas funksionit të tyre primar kanë shërbyer edhe për zhvillimin e mbledhjeve, takimeve e kuvendeve me karakter social-kombëtar, ndër të cilat është edhe Lidhja e Prizrenit, e zhvilluar në xhaminë Bajrakli.
Disa nga emrat më të shquar të kulturës islame që kontribuuan për besimin dhe kombin dhe që u përmendën në simpozium ishin: H. Vehbi Dibra (Agolli), Hafiz Ali Korça, Sheh Ibrahim Karbunara, Hoxha Kadri Prishtina, Ymer Haxhi Prizreni, Ferit Vokopola, Xhemal Naipi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ismail Efendi Ndroqi, Said Najdeni, Zyber Halluli, Daut Boriçi, etj.