Studentët e drejtësisë, vizitë në Gjykatën Kushtetuese
Me rastin e ditës së drejtësisë, studentë të departamentit të drejtësisë nga Universiteti“Hëna e Plotë” (Bedër) dhe nga fakultete të tjera të drejtësisë, morën pjesë në ceremonialin e zhvilluar posaçërisht për këtë rast në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.
Vizita filloi me një minipanair, të organizuar nga administrata e Gjykatës Kushtetuese, mbi prezantimin e simboleve dhe materialeve kryesore që përfaqësojnë veprimtarinë e këtij institucioni ndër vite, që nga krijimi (1992), dhe prezantimin e ambienteve të brendshme të gjykatës studentëve.
Studentët u pritën nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, dhe drejtues tëtjerë të gjyktës. Z. Dedja i njohu studentët me mënyrën e funksionimit të institucionit dhe me sfidat që e presin në të ardhmen. Në këtë aktivitet, morën pjesë personalitete të shquara të drejtësisë kushtetuese shqiptare, si zotërinjtë Fehmi Abdiu, Rustem Gjata (ish-kryetar), dhe personalitete të tjera ngafusha e drejtësisë.
Të ftuar, gjithashtu, me këtë rast, ishin edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, z. Kristaq Traja, një figurë e njohur e konstitucionalizmit në Shqipëri dhe pjesëtarë të fondacionit IRZ, i mirënjohur në ndihmesën e dhënë në përmirësimin e strukturave kushtetuese dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Të pranishmit, gjatë përshëndetjeve, u ndalën kryesisht në rëndësinë që paraqet drejtësiakushtetuese në Shqipëri e kudo, mbi sfidat me të cilat përballet veprimtaria kushtetuese dhe, përveç kësaj, në aktivitet u bë edhe një panoramë e shkurtër për 100 vitet e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.