Studentët e Komunikimit, vizitë në Albtelecom dhe Eagle Mobile
Një mënyrë efikase për të parë në praktikë zbatimin e ideve që merren gjatë leksioneve, janë vizitat në kompani të ndryshme publike dhe private dhe veçanërisht panelet e diskutimit me drejtues të këtyre kompanive . Pikërisht nisur nga ky fakt dhe falë bashkëpunimit institucional mes Universitetit Hëna e Plotë-BEDËR dhe dy kompanive lider në tregun e telekomunikacionit , Albtelecom dhe Eagle Mobile, është bërë e mundur organizimi i vizitës së studentëve nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në zyrat qendrore të dy kompanive. Gjatë vizitës , studentët janë pritur nga Drejtori I Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, z. Alban Tartari i cili I ka njohur me praktikën e punës që divizioni të cilin ai drejton kryen, në funksion të një imazhi pozitiv të kompanive. Nga ana tjetër , studentët u njohën nga afër edhe me problematikën e sektorit të telekomunikacionit si dhe zhvillimin që ka patur vitet e fundit.
Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë, është diskutuar për misionin që kryen një departament i marrëdhënieve me publikun në një kompani , aspektin e marrëdhënieve me median dhe kanalet alternative që përdoren për të përcjellë mesazhin e kompanisë tek publiku.