Të studiosh në Bedër
Universiteti Hëna e Plotë “Bedër” u themelua në prill të vitit 2011 dhe në tetor të këtij viti nisi aktivitetin akademik.
Universiteti është i organizuar në 2 fakultete, 6 departamente dhe 19 programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë në Drejtësi, Shkenca Komunikimi, Shkenca Islame, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Turke dhe Shkenca Edukimi.
Në tre vitet e para të aktivitetit të tij, Bedër arriti të kthehet në një nga zgjedhjet e para të kandidatëve për studentë.
Me studentë nga 15 shtete të ndryshme dhe me një staf akademik të ardhur nga 8 vende, universiteti ka një profil të qartë ndërkombëtar. Përmendim këtu 30 marrëveshje të nënshkruara me institucione dhe kompani brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunim me universitete nga 13 shtete të botës si dhe me 25 studentë pjesëmarrës në programet exchange.
Kërkimi Shkencor është një ndër shtyllat kryesore të misionit të këtij universiteti. Në 3 vite u organizuan 15 konferenca shkencore në nivel ndërkombëtar, 5 konferenca kombëtare dhe një numër i madh panelesh diskutimi. Mbi 750 kumtesa të paraqitura dhe më shumë se 1000 pjesëmarrës nga 32 vende të botës janë një kontribut i rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor. Për të kaluar tek 4 revistat shkencore dhe 4 qendrat kërkimore që veprojnë aktualisht në universitet.
Bedër është një platformë diskutimi dhe debati ku personalitete të ndryshme nga bota akademike, shkencore, njerëz të medias, artit dhe kulturës kanë gjetur një mjedis të hapur dhe mikpritës për të shprehur dhe diskutuar idetë e tyre.
Mësimdhënia cilësore në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) është një proces në zhvillim të përhershëm. Mësimdhënia e kombinuar midis gjuhës shqipe dhe angleze, kualifikimi i lartë i stafit akademik, përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e metodave të mësimdhënies janë vlera të shtuara të universitetit.
Ja disa arsye përse ky universitet është favorit në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri:
• Staf akademik cilësor me pedagogë nga 8 vende
• Ambient multikulturor me studentë nga 15 vende
• Bursa studimi, mbështetje për ekselencën
• Programe shëmbimi me universitete në Europë dhe SHBA
• Praktika studentore në kompani dhe institucione brenda dhe jashtë vendit
• Infrastrukturë e standarteve bashkëkohore
• Bibliotekë e pasur tradicionale dhe elektronike
• Jetë studentore e pasur dhe dinamike
• Programe studimi në shqip dhe anglisht
• Shkolla është transparante dhe gjithëpërfshirëse në aktivitetin akademik dhe kërkimor
Marrja e dijeve për studentët i kalon kufijtë e Shqipërisë. Bashkëpunimi me 52 universitete në vende të ndryshme të botës, u krijon studentëve mundësinë e eksperiencës ndërkombëtare, nëpërmjet programeve të shkëmbimit. Më shumë se 30 studentë kanë përfituar nga këto programe duke studiuar një semestër në universitete të ndryshme jashtë vendit.
Gërshetimi i anës teorike me atë praktike është një tjetër pikë të cilës universiteti i kushton një rëndësi të veçantë. Studentët kanë mundësinë e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit. Ata kanë zhvilluar praktikat në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Turqi, Kosovë e Maqedoni. Një pjesë tjetër ka patur mundësine të zhvillojë praktika pranë institucioneve publike dhe private në Shqipëri.
Investimi në kampusin e ri universitar përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e universitetit Hëna e Plotë Bedër. Me një infrastrukturë bashkëkohore, kampusi do ti shërbejë më së miri plotësimit të objektivave , për të qënë një institucion arsimor me standade nderkombetare, në shërbim të studentëve e komunitetit.
Investimi për kampusin e ri arrin shifrën prej 20 milione euro. Kampusi universitar do të ndërtohet mbi një sipërfaqe të hapur prej 10 500 m2 dhe në fazën finale të tij do të arrijë në afro 20 000 metër katror sipërfaqe të brendshme. Kampusi është projektuar si një hapësirë e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore, në mënyrë që t’u ofrojë studentëve avantazhe të mëdha si në kryerjen e aktivitetit të tyre mësimor, por edhe në ndjekjen e aktiviteteve sociale.
Universiteti Hëna e Plotë Bedër
Në emër të vlerave!