Të thyejmë së bashku mitin e mosndëshkimit të korrupsionit
06 Gusht 2023
Në zbatim të projektit “Thyerja e mitit të mosndëshkimit të korrupsionit duke forcuar besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë”, mbështetur financiarisht nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Departamenti i Drejtësisë organizuan një forum të hapur me temë “Të thyejmë së bashku mitin e mosndëshkimit të korrupsionit”.
Nën moderimin e znj. Albana Agolli, znj. Servete Çeka, Koordinatore Projektesh pranë Komitetit Shqiptar i Helsinkit dhe z. Erdion Maçolli, avokat pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit informuan studentët mbi kuadrin ligjor aktual në fuqi kundër korrupsionit, me fokus �mekanizmin e raportimit dhe rolin e institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK dhe GJKKO).
Gjithashtu në forum u nënvizua rëndësia e integritetit në sistemin e drejtësisë dhe domosdoshmëria për të promovuar shembuj pozitivë të integritetit në fushën e drejtësisë.