Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) firmos Memorandumin e Mirëkuptimit me Universitete në Evropë, Azi dhe SHBA
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) më 31 maj- 1 qershor, 2013 e përfaqësuar nga një delegacion i universitetit i kryesuar nga Rektori Dr. Ferdinand Gjana, ishte ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar në Lidhje me Tendencat e Edukimit të Lartë me temë: “Universiteti Sipërmarrës dhe Inovativë” i mbajtur në Stamboll. Kongresi është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve dhe Universiteti Fatih.
Qëllimi i kongresit ishte që të sigurojë një forum unik ndërkombëtar për të diskutuar parashikimet dhe tendencat e reja të Universitetit inovative dhe sipërmarrës në botë. Ajo synon gjithashtu të shqyrtojë problemet themelore dhe sfidat e arsimit të lartë, dhe u mbyll me disa zgjidhje inovative.
Gjatë kongresit, Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) duke synuar të zgjerojë bashkëpunimin dhe forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim dypalësh në fushat e arsimit me Universitetet e mëposhtme:
- Kolegjin North American -SHBA
- Universiteti Qavqaz - Azerbajxhan;
- Universitetin i Selangor - Malajzi;
- UniversitetinVistula - Poloni;
- Universitetin Nigerian Turkish Nile - Nigeri;
- Universitetin Diponegro - Indonesi;
- UniversitetinWidyatama - Indonesi;
- Universitetin Mansoura - Egjipt
Shtrirja e marrëveshjes mund të përfshijë aktivitete të tilla si:
1.Hulumtimit të përbashkët dhe aktivitetet arsimore në të dy nivelet, bachelor dhe pasuniversitarë.
2.Shkëmbimi i ftesave nga studiuesit (fakultetet, personeli kërkimor dhe studentët e diplomuar) për të marrë pjesë në ligjërata, konferenca dhe simpoziume;
3.Shkëmbimi i stafit të fakulteteve dhe studiuesve kërkimore për studim dhe hulumtim
4.Shkëmbimi i studentëve të diplomuar dhe studentëve aktual;
5. Shkëmbimi i informacionit shkencor dhe akademik me interes të ndërsjellë
6. Çdo aktivitet tjetër reciprok ku mund të përfitojnë të dyja palët.
Profili Ndërkombëtarë
Që nga themelimi i tij, një nga objektivat kryesore tëuniversitetit "Hëna e Plotë" (Bedër) ka qenë ndërkombëtarizimi dhe krijimi i bashkëpunimit të ngushtë me universitetet, si në rajon dhe më gjerë. Duke qenë një Universitet dygjuhësh, në shqip dhe në anglisht, ka kontribuar për të nxitur diversitetin kulturor duke qënë se studentët tanë vijnë nga 15 vende të ndryshme dhe anëtarë të fakultetit gjithashtu kanë origjinën nga 6 vende të ndryshme. Me këto marrëveshje të reja, profilin ndërkombëtar i universitetit u konsolidua dhe në të njëjtën kohë do të kontribuojë në shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve.