Vizitë pune në Universitetin e Vjenës
02 Qershor 2014
Një delegacion i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), i kryesuar nga zëvendësrektori Prof. Dr. Ayhan Tekineş zhvilloi një vizitë punë në Universitetin e Vjenës. Profesor Tekineş dhe stafi që e shoqëronte u pritën nga Dekania e Fakultetit të Teologjisë, Prof. Dr. Sigrid Müller dhe stafi akademik i këtij fakulteti. Të dyja palët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit midis dy universiteteve në shkëmbime eksperiencash dhe angazhime në projekte të përbashkëta kërkimore shkencore.
Ndërkohë, gjatë takimit të zhvilluar me Prof. Dr. Ednan Aslan, përgjegjës i Departamentit të Edukimit, palët diskutuan mbi programet që ofrohen në të dyja institucionet, kurrikulat dhe nevoja për të bashkëpunuar në hartimin dhe reformimin e kurrikulave sa më bashkëkohore.
Përfaqësuesit e Universitetit të Vjenës u shprehën të gatshëm për ta çuar përpara bashkëpunimin me Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Në fund të takimit, Profesor Tekineş vlerësoi faktin që Prof. Dr. Sigrid Müller, ishte e para dekane femër në historinë e këtij fakulteti. Ai gjithashtu i përcolli ftesën znj.Müller për të vizituar Universitetin Bedër dhe për të mbajtur një leksion me studentët.