Zgjedhjet e bordit drejtues të Këshillit Studentor
19 Janar 2018
Sot, më datë 18 janar 2018, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Studentor, ku pika kryesore e axhendës së mbledhjes ishte zgjedhja e kryesisë së këtij organi. Gjatë mbledhjes, me votim nga senatorët e rinj, u zgjodhën Presidenti, 2 zv/Presidentët, si dhe Sekretari i Këshillit Studentor.
Këshilli Studentor është organizim i pavarur i studentëve në Kolegjin Universitar “Bedër”, i cili promovon pjesëmarrjen dhe koordinon përfaqësimin e ideve dhe opinioneve të tyre në organet drejtuese, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve të universitetit.