Zhvillohet mbledhja e stafit akademik

Stafi i akademik i Universitetit Hëna e Plotë-BEDËR u mblodh në një takim , për të analizuar punën e kryer në semestrin e parë dhe ecurinë e semestrit të dytë. Në takim ishin të pranishëm anëtarët e stafit me kohë të plotë, por edhe pedagogë e profesorë që kontribuojnë me kohë të pjesshme në aktivitetin akademik të universitetit. Mbledhja filloi me njëfalënderim të Rektorit të universitetit, Dr. Ferdinand Gjana për të gjithë anëtarët e stafik akademik për përkushtimin që tregojnë në punën e tyre me studentët. Më pas Dr. Gjana e njohu stafin me misionin dhe strategjinë e universitetit, duke vënë theksin në rëndësinë që universiteti i jep cilësisë dhe edukimit mbi bazën e vlerave universale. Ai u shpreh se Universiteti Hëna e Plotë-BEDËR, duke qenë një institucion arsimor jofitimprurës, fokusin e vendos te edukimi i studentëve me standarde të larta. Më pas ai i njohu pjesëmarrësit me politikën që ndjek universiteti për mbështetjen e kërkimit shkencor, duke theksuar se universiteti nxit dhe mbështet stafin akademik për të qenë pjesë e projekteve të kërkimit shkencor.