Zhvillohet seminari rreth praktikave dhe standardeve në fushën e sigurisë
15 Janar 2024
Kolegji Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë zhvilloi një seminar rreth praktikave dhe standardeve në fushën e sigurisë. Sekretarja e Përgjithshme e shoqatës, znj. Mimoza Hajdarmataj ndau me studentët njohuritë kryesore rreth konceptit të sigurimeve, bazës normative, strategjisë së PR-it, marrëdhënies me mediat, targetimin e audiencave etj.
Studentët drejtuan pyetje dhe diskutuan me të ftuarën rreth koncepteve, që u shpjeguan gjatë seminarit.